Pse aksi Librazhd-Përrenjas vijon të jetë burim aksidentesh

6 Qershor 2023 | 07:20

Aksi Librazhd-Përrenjas vijoj të jetë një njollë e zezë, në të cilën ndodhin aksidente thuajse çdo javë.

Më i fundit ka qenë dje, ku më konkretisht aksidenti ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd në Qukës Qendër. Një makinë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë. Si rezultat makina ka përfunduar në poshtë kamionit, ndërsa dy të rinj ndodhen në gjendje të rëndë.

Shpesh shoferët të cilët udhëtojnë në këtë zonë ankohen për prani të vajit kryesisht nëpër kthesa dhe në ditë me shi bëhet akoma me rrezikshme lëvizja me makinë. Një pjesë dyshojnë se vaji hidhet qëllimisht dhe e njëjta problematikë është dhe në aksin Librazhd-Elbasan. Kompanitë të cilat merren me mirëmbajtjen e rrugës thonë se vaji rrjedh nga makinat në raste aksidentesh.

Ekspertë të ndryshëm janë shprehur më parë se e vetmja mënyrë për të ulur numrin e aksidenteve është që të shtrohet asfalt i ri në këto kthesa.

Problem është edhe aksi Pogradec-Qafë Thanë. Të dyja këto rrugë dhe rastet e aksidenteve që kanë ndodhur aty ne i kemi pasqyruar edhe në kronikat e Euronews Albania, përmes zërit të qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026