“Pse Berisha po kthehet në mit”-Zheji: Berlusconi bënte skandale e italianët e donin
Analisti Artur Zheji është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po kthehet në mit dhe po bëhet sërish trendy përmes interpretimit politik që ai i bën masës së arrestit nga SPAK.
Komentet Zheji i bëri në emisionin “Barometri” në Euroneës Albania, ku mori si shembull ish-kryeministrin Silvio Berlusconi që sipas tij, bënte lloj lloj skandali dhe italianët sërish e donin.
Ai tha gjithashtu se në Shqipëri disa politikanë kanë “marrë peng” klasën politike dhe është e vështirë të mendosh përtej alternativave të tyre.
“E gjithë kjo ça bën, e kompaktizon doktorin. Me instiktin e vetë, nëpërmjet interpretimit politik të masës së arrestit nga SPAK, ai bëhet mit, ai kthehet në modë. Bëhet trendy prapë. Edhe ti thua po mirë mo po këta si e mbajnë politikën peng për kaq vite.
Nuk është se i çojnë sms njëri-tjetrit, por është mekanizëm i vetëvetijshëm. Po pse e kanë fajin italianët që u dashuruan 4-5-6 vite me Berlusconin.
Ai bënte buga bunga, kishte lloj lloj skandalesh, ai kishte 200 procese gjyqësore, dilte në televizor dhe thoshte e djathta e familja, e më pas thoshte që duhen disa festa me 18 vjeçare që të mund t’i kontrolloje. Pse gjermanët u dashuruan me Hitlerin. Këtu nuk ke të drejtë të krijosh një korpus mendimi, se të thonë po nuk je me mua je kundër meje”, u shpreh Zheji.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar