Pse dhe dorëheqjen? Çyrbja “kyç gojën” pas daljes nga SPAK, merret nën hetim

11 Tetor 2024 | 11:03

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas 30 minutash. Pasi doli nga organi i akuzës, Çyrbja zgjodhi të mos jepte asnjë koment, duke iu thënë gazetarëve që t’i drejtohen prokurorisë nëse duan informacion.

Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë të thirret. Ai u paraqit në SPAK si person nën hetim, i shoqëruar nga avokatja e tij. Duket se prokuroria ka ngritur akuza penale ndaj Jurgys Çyrbjes, pas kallëzimit të Edi Palokës për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre, gjatë kohës që ai ishte për 4 vite në krye të Kadastrës së Durrësit, përpara se të zgjidhej deputet në vitin 2021.

Mësohet se paraqitja e sotme në SPAK vjen një ditë pasi Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit. Ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve se përse e la mandatin.

Në një komunikim për Euronews Albania të enjten, Çyrbja shpjegoi se arsyeja e dorëheqjes lidhet me një ndërhyrje kirurgjikale që duhet të bëjë dhe, për shkak të kësaj, ai nuk mund të angazhohet në fushatën elektorale. Çyrbja ka përfaqësuar qarkun e Durrësit, ndërsa zona e tij elektorale ishte Shijaku.

Dorëheqja nga mandati i deputetit mund të jetë edhe një truk i përdorur nga Çyrbja për t’i shpëtuar hetimit të SPAK, pasi ai tashmë nuk është më zyrtar i lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave

Një grup prej 60 kursantësh të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv...
11:03 | 25/06/2026