Pse erdhët në fund të seancës kur kërkuat interpelancë? Alibeaj: Isha në Angli!

2 Shkurt 2023 | 12:55

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeljed Alibeaj është pyetur nga mediat në fund të seancës të së enjtes, se pse nuk ishte në Kuvend kur ishte grupi i tij që kërkoi interpelancë.

Alibeaj tha se mungesa e Ramës edhe këtë seancë edhe gjatë seancës së shkuar, erdhi për shkak të veprimit ligjor dhe këmbënguljes të grupit të tij.

Ai tha se grupi i PD që e mbështet ka kërkuar procedim penal ndaj Ramës, i cili siç tha ka frikë nga drejtësia ndaj nuk u paraqit në seancën e kërkuar prej tyre.

Alibeaj e lidhi mungesa e tij lidhet me një vizitë që ka pasur në Angli, ku siç tha është takuar me bashkatdhetarë shqiptarë me të cilët ka ndarë pakënaqësitë për qeverinë Rama.

“Kam pasur një vizitë zyrtare në Angli për të qenë pranë shtetasve tanë që kanë qenë edhe në sulmin e këtij kryeministri ndaj janë atje”, tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026