Pse falimentoi Ujësjellësi i Durrësit? Eksperti sqaron situatën
Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.
Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2022, ujësjellësi i Durrësit ka 16.2 miliardë lekë borxhe dhe 13.3 miliardë lekë asete.
Fatos Çoçoli, ekspert Ekonomie sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se shkaku i falimentimit janë borxhet që ka akumuluar ky ujësjellës i kishte marrë për disa arsye.
Një nga këto, sqaroi eksperti, janë kostot e lartë të energjisë për të vënë në punë pompat dhe sasia e madhe e ujit të pafaturuar.
“Durrësi ndodhet rreth 50 km larg burimit të energjisë me të cilën do të punojnë pompat, kostoja e energjisë ishte e lartë. Në shkallë vendi, 70 për qind ujë i pijshëm nuk faturohet; ose abuzohet ose vidhet, një nga shifrat më të lartë në Europë. Durrësi është rasti më ekstrem. Në janar e ka pasur 80 për qind të ujit të pafaturuar. Për 2022 kishte 10 mln euro humbje, me kalimin e viteve janë mbledhur 160 mln euro humbje. Shumica e ujësjellësve në vend kanë humbje, kryesisht për shkak t ë keqmenaxhimit”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë