Pse Greqia miratoi ligjin për një javë pune 6-ditore

12 Korrik 2024 | 15:06

Qeveria greke miratoi më datë 1 korrik ligjin e ri sa i përket detyrimit të punonjësve për të punuar gjashtë ditë në javë. Kjo do të bëhet në këmbim të një shtese prej 40% të pagës së tyre ditore. Kështu nëse një punëtor grek paguhej 500 euro në javë, tani mund të fitojnë 140 euro shtesë, duke i çuar të ardhurat e tyre javore deri në 640 dollarë.

Ligji nr 5053\2023, i cili hyri në fuqi në datën 1 korrik, nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, nëse një kompani e miraton atë, ajo duhet të zbatohet në mënyrë uniforme për të gjithë punonjësit e saj. Sektorët që përjashtohen nga ky ligj janë ata të ushqimit dhe turizmit.

“Bërthama e këtij legjislacioni është miqësor ndaj punëtorëve, është thellësisht i orientuar drejt rritjes”, tha Mitsotakis përpara se parlamenti grek të miratonte ligjin në shtator 2023. Kjo deklaratë e tij vjen pasi përmes këtij ligji Greqia të arrijë të rimëkëmbet financiarisht për shkak të krizave të vazhdueshme të Evropës në dekada.

Pra qëllimi final është rritja e produktivitetit dhe rrjedhimisht produktit të brendshëm bruto. Për Ministren e Punës në Greqi ky ligj ndihmon në zhdukjen e punës së padeklaruar dhe synon të rrisë të ardhurat e punonjësve.

Nga ana tjetër, George Dimitriadis, sekretari i përgjithshëm Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë, ka sjellë në vëmendje disa arsyetime kundër këtij ligji, mes të cilave sipas tij:

    • Puna e tepërt ka një ndikim të dëmshëm në shëndetin mendor të dikujt
    • Pasojat afatgjata do të jenë negative, duke çuar në kosto më të larta të kujdesit shëndetësor dhe ulje të produktivitetit në punë
    • Ligji do të prekë në mënyrë disproporcionale gratë, të cilat ende marrin përsipër barrën e kujdesit për fëmijët në një vend që është kryesisht tradicional etj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026