Mitsotakis paralajmëron RMV-në nga Samiti i Nato: Rrezikoni rrugën në BE

12 Korrik 2024 | 13:59

Greqia ka paralajmëruar sërish Maqedoninë e Veriut se mosrespektimi i marrëveshjes së emrit midis dy vendeve do të rrezikojë rrugën e shtetit ballkanik drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë një konference për shtyp në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri Kyriakos Mitsotakis adresoi shqetësimet e gazetarëve grekë për sjelljen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Këta zyrtarë kanë shmangur përdorimin e emrit kushtetues të vendit, duke iu referuar thjesht si “Maqedoni”, në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018.

“Marrëveshjet duhet të respektohen; kjo është diçka që e theksova në seancën plenare të NATO-s. Unë besoj se të gjithë aleatët tanë e kuptojnë këtë. Ne duam që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt integrimit evropian, por kjo kërkon respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve që vendi ka nënshkruar. Unë besoj se, në një mënyrë ose në një tjetër, udhëheqja e Shkupit do ta kuptojë këtë”, tha Mitsotakis.

“Në çdo rast, Greqia nuk do të zbulojë në këtë moment armët [diplomatike] që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo insistimi të mundshëm nga udhëheqja e vendit fqinj për këtë taktikë,” shtoi kreu i qeverisë grekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Rezultatet: Sekretari...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026