Pse metropolet votojnë Biden dhe jo Trump? Lisen Bashkurti tregon “sekretin” e kësaj sjelljeje
Kandidati demokrat, Joe Biden, rezulton të jetë më i votuari nga zonat urbane në krahasim me Trump, por ku qëndron sekreti në këtë histori?
Dekani i Universitetit “Epoka” dhe profesori i njohur Lisen Bashkurti e shpjegoi këtë qasje në studion e Euronews Albania se pse qytetarët e përqafojnë alternativën e Biden.
Sipas tij, zonat urbane nuk zgjedhin të mbështesin politikën “izoluese” të Trump, pasi pjesa më e madhe e tyre janë kthyer në metropole dhe nuk duan të heqin dorë nga infleunca globale.
Por, kjo panoramë dhe sjellje votuese ndryshon qartazi në zonat rurale, ku vihet re se kandidati republikan, Donald Trump rezulton të jetë më i votuari në popullatë.
Z. Bashkurti tregon specifikën kryesore se pse zonat rurale i kanë dhënë votën presidenti aktual Trump, por që në thelb, e gjitha kjo sjellje ka një shpjegim ekonomik.
“Një element shumë i rëndësishëm që i bie ndesh filozofisë personale të Trump është: hapja e shoqëria amerikane ndaj botës. Metropolet janë të hapura ndaj botës dhe janë qendra globalizmi, tashmë i kanë thyer tregjet dhe barrierat, që në aspektin ekonomiko-tregtar deri tek aspekti social dhe shpirtëror. Nuk duan të heqin dorë nga ajo influencë, sepse për arsye se janë investuar shumë. Zonat rurale janë më të margjinalizuara, janë më të konservuara, janë interesuara për bizneset e tyre lokale dhe hapjes së tyre, se sa për hapjen me botën, dhe shkojnë më pranë filozofisë së Trump”, tha Bashkurti.
Lexoni gjithashtu
- Shtetet ‘e lëkundura’ të Amerikës, aty ku vendoset fati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA
- Zgjedhjet në SHBA 2020, 10 momentet kulmore të fushatës, nga inkriminimi tek COVID
- Presidenti amerikan Donald Trump: Do ta shpall fitoren vetëm kur të kem fituar
- Një Amerikë e përçarë, qytetarët e SHBA mes dy dilemash
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)