Pse ndodhi ndarja Basha-Bardhi? Preç Zogaj analizon situatën në PD

8 Shtator 2023 | 12:54

Analisti Preç Zogaj, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, që kulmuan me bashkimin e Gazment Bardhit me Sali Berishën.

Teksa bërëi një kronologji të ndarjes që grupi i Gazment Bardhit pati me grupin e Lulzim Bashës në lidhje me procesin zgjedhor në PD, Zogaj tregoi dhe arsyet e përçarjes mes tyre.

Sipas tij një nga arsyet kryesore që deputetët e mbështetës të Gazment Bardhit, po shkojnë te grupimi i Berishës është fati i karrierës së tyre politike.

Sipas analistit deputetët mendojnë se kanë më shumë mundësi për t’u rizgjedhur sërish deputetë në grupin e Berishës se sa nëse do të garonin për Lulzim Bashën.

“Ajo që ka ndodhur është më e thjeshtë, grupi i Gazment Bardhit në Kryesinë e Partisë Demokratike nuk gjeti gjuhën me grupin tjetër në Partinë Demokratike për zgjedhjet në parti. Asnjë prej opzioneve nuk ishte vetëm i mirë apo vetëm i keq, duhet të kishte pasur më shumë urtësi apo gjakftohtësi për të përballur atë konfrontim qëndrimesh.  E dimë s’i shkoi, grupi i Bardhit bojkotoi procesin zgjedhor dhe nën petkun e kësaj mosmarrëveshjeje për zgjedhjet vlonin dhe divergjenca të tjera që lidhen me pozicionin e kësaj partie ndaj grupit të Rithemelimit. Këto divergjenca u thelluan dhe më tej. Kemi të bëjmë me një testim të Bardhit me shokë për të kaluar vijën ndarëse që ata kanë miratuar në Kuvendin e 18 dhjetorit që vënë një kusht të panegociueshëm që nuk do të bashkëpunojnë me persona non-grata.

Kalimi i kësaj vije është një e drejtë e tyre dhe aty kanë parë mundësi më të madhe për t’u zgjedhur deputetët dhe për të vijuar karrierën e tyre, pasi grupi i Berishës është më i madh”, tha Zogaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026