“Pse ndryshoi qëndrim babai i Naimit pas takimit në burg me të birin”- flet eksperti

17 Dhjetor 2023 | 21:35

Eksperti Bedri Elezi tha se e habit ndryshimi i deklaratave të Shaban Murselit, babait të Naim Murselit, i dyshuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ngjarje e ndodhur më 29 nëntor në Prishtinë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, tha se Shaban Murseli ndryshoi deklaratat pasi u takua me të birin në burg.

Më tej Elezi theksoi se Liridona Ademaj mund të ketë qenë dëshmitare e rëndësishme, pasi në këtë mes mund të jetë dhe një grua shqiptare që ende nuk është gjetur nga autoritetet suedeze.

“Më ka bërë shumë përshtypje deklarata e babait të Naim Murselit që fillimisht bëri vetëgjyqësi duke thënë se do e kishte vrarë me dorën e vet dhe pas vizitës që bëri me të birin tha se ndoshta Naimi mund të ketë qenë i kërcënuar apo vepra mund të jetë kryer nga persona të tjerë.

Në deklaratën e parë Shaban Murseli kishte thënë se ka pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme më Liridonën dhe se e ndjera mund të dinte ndonjë sekret. Më pas në deklaratën e dytë, pas vizitës më shumë e forcoi më shumë informacionin duke thënë se e ndjera mund të ishte ndonjë dëshmitare e rëndësishme, siç dyshohet që mund të jetë dhe ndonjë grua tjetër shqiptare, me shtetësi suedeze e cila është zhdukur dhe autoritetet suedeze nuk kanë informacion për të”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026