Pse nuk arrestohet Suel Çela? Avokati Eugen Beci shpjegon arsyet
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku u pyet në lidhje me mosarrestimin e Suel Çelës edhe pse ka kaluar një vit nga shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar.
Beci tha se nga pikëpamja proceduriale GJKKO e ka mbaruar detyrën e saj me shpalljen në kërkim ndërkombëtar të personit. Sipas tij tashmë është vetëm në dorën e policisë, e cila në mbështetje nga SPAK, duhet të gjejë vendndodhjen e personit.
“Ky është një process që nga pikëpamja proceduriale realizohet në fshehtësi dhe në sekret të plotë për sa i përket zbulimit të vendodhjes së një personi i cili ëhstë në kërkim për shkak të një mase sigurimi që i ka caktuar Gjykata e Posaçme. Nga pikëpamja proceduriale, Gjykata e Posaçme ka realizuar tërë procesin, nxjerren e masës së sigurimit dhe shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këtij shtetasi.
Tani është absolutisht vetëm detyra e policisë që të bëjë kërkime të plota për këtë person, me mbështetjen e Prokurorisë së Posaçme. Nga pikëpamja proceduriale do të duhet që çdo informacion i inteligjencës informative që merr policia të përkthehet në veprime proceduriale për të realizuar procesin e përgjimit dhe lëvizjes së personave për të gjetur më pas vendodhjen e saktë të personave”, tha Beci.
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij