Pse po tërhiqen kandidatët e PD-së? Alibeaj flet hapur në Euronews Albania

14 Prill 2023 | 11:23

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën në PD dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

Alibeaj u pyet nga gazetarja Esmeralda Mulaj dhe në lidhje me tërheqjen e kandidatëve të PD-së nga zgjedhjet lokale.

Në përgjigjen e tij, Alibeaj pranoi që ky është një fakt dhe tha se duhet të respektohen zgjedhjet personale të gjithësecilit.

Kreu i komanduar i PD theksoi se zgjedhjet e 14 majit janë një test për qëndrimet e tyre të mbajtura gjatë këtij viti dhe në bazë të rezultatit partia do t’i nënshtrohet një procesi ristrukturimi.

“Ky është një fakt. Dua të bëj të qartë një gjë, ajo që është linja politike e PD është se të gjithë ata deputetët, anëtarë Kryesie, kandidatë, kryetarë degësh, përfaqëses të Këshillave Bashkiakë duhet të kenë një qëndrim të qartë dhe të saktë tek vota dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Ky është rregull statutor i PD-së. Por nëse duam të jemi në një shoqëri të lirë dhe të respektojmë lirinë e individit secili mund të zgjedhë rrugën e vetë, duke bërë përllogaritjet e tij të kostove dhe përfitimeve të qëndrimit politik. Ajo që është e rëndësishme është ajo që do ndodhë me PD pas këtyre zgjedhjeve, për të marrë vlerësimin e qytetarëve në lidhje me qëndrimin që kemi mbajtur deri tani për një vit e gjysmë. Partia Demokratike do të testohet dhe pas 14 majit PD është e detyruar për shkak të statutit dhe të ngjarjeve që të futet në një proces ridimensionimi dhe riorganizmi të kulturës së bëri politikë”, tha Alibeaj.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026