Pse PS nuk ka në program integrimin në BE? Plarent Ndreca i përgjigjet aktivistes në Rinvote
Marjana Koçeku, një nga të rinjtë pjesëmarrës në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania, e pyeti kandidatin për deputet Plarent Ndreca, se përse nuk e ka përfshirë në programin e saj PS integrimin në BE, pse ka vonesa në përafrimin e ligjeve me BE-në dhe ndërkohë që në administratë hapen vende pune në prag fushate zgjedhore.
Ndreca nuk iu përgjigj direkt pyetjes për programin, por u përqendrua kryesisht te çështjet e negociatave dhe emërimeve në administratë duke thënë se gjatë qeverisjes së socialistëve është arritur “hapja e negociatave”.
“Legjislacioni është përafruar, ne në vitin 2014 kemi marrë statusin e kandidatit për në BE dhe në mars 2020, besoj jeni informuar se janë hapur negociatat…” – tha Ndrecaj.
Ky qëndrim i kandidatit të PS-së nxiti diskutim, pasi Koçeku këmbënguli se kjo gjë nuk është thënë nga Komisioni Evropian, për hapje negociatash. Ndrecaj replikoi duke saktësuar se “është marrë vendimi për hapjen e negociatave”.
“Kryeministri nuk ka thënë për hapje negociatash, por duhet t’i dalloni gjërat, por ka thënë për mbajtjen e një konference ndërqeveritare që pritet të mbahet, por hapja e negociatave është një vendim i marrë, ndërsa mbajtja e konferencës për të përcaktuar kornizën e negocimit nuk është mbajtur, shpresojmë të bëhet brenda 6 muajve, por nuk është në dorën tonë, por në dorën e anëtarëve të BE-së,” – tha Ndrecaj.
Për sa i përket hapjes së vendeve të punës në administratë gjatë fushatës, Ndrecaj hodhi poshtë pretendimin se po bëhen punësime militantësh. Ai tha se hapjet e vendeve të reja të punës “në kushtet kur bëhen me konkurs ka një proces rutinë i parashikuar në ligj”. Përballë këmbënguljes së Koçekut, Ndrecaj theksoi se pavarësisht udhëzimeve të KQZ-së dhe Kodit Zgjedhor, procedurat e emërimeve me konkurs nuk ndalohen.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës