Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now
Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët siç tha nuk mund të jetojnë me një rrogë minimale që shpenzohet vetëm për nevojat bazike.
Në emisionin Now në Euronews Albania, ai solli si shembull Britaninë e Madhe, ku jeton dhe punon, ku siç shpjegoi në tre vitet e fundit është ndërmarrë një fushatë që për rajonet me performancë më të ulët ekonomike jepen më shumë fonde për të zhvilluar arsimi dhe për ta lidhur me tregun e punës.
“Në shekullin e 21, të pranosh të jetosh me një rrogë qesharake ku pjesa më e madhe shkon për ushqim dhe gjëra bazike është e pamundur”, tha Nikolla.
Sipas tij, fushata reale nga ana e qeverisë shqiptare do të ishte që të krijohet një marrëveshje me Britaninë për punëtorët sezonalë jo si të kthejë shqiptarët me gomone.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar