Pse të rinjtë shqiptarë jetojnë në 1 shtëpi me prindërit? Psikologia tregon 2 arsyet

9 Qershor 2023 | 18:06

Shumica e të rinjve shqiptar jetojnë me prindërit edhe pasi kanë mbushur të 18-tat.

Një raport i Eurostat nxjerr në pah se vendi ynë është në krye të vendeve të Ballkanit për numrin më të lartë të të rinjve që jetojnë në një banesë me prindërit, motrat dhe vëllezërit edhe në rastet kur nuk kanë një dhomë personale. Për psikologët, kjo vjen për dy arsye.

“Kryesisht ndodh për shkak të arsyeve ekonomike, është e vështirë për një familje shqiptare të blejnë një banesë sipas kërkesave të fëmijëve. E dyta lidhet me traditën e trashëguar në këtë mënyrë, që na e bën të zakonshme të qëndruarit me familjen edhe kur nuk kemi kushte”, thotë psikologia Entela Binjaku.

Në disa raste familjet janë të prirura të mbajnë pas vetës fëmijët edhe kur ato rriten, duke kërkuar që të qëndrojnë në të njëjtin apartament.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, gati 70 për qind e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç jetojnë në familje të mbipopulluara. Nga statistikat e studimit, në Greqi të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara arrin në 48% dhe në Itali 44 %.  Shkalla e mbipopullimit u bazua tek hapësira e banesës, anëtarëve të saj si dhe kostos së jetesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026