Pse Thethi e jo jugu? Rama nxjerr videon e shembjes me tritol të kompleksit pa leje

30 Gusht 2025 | 10:41

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të shtunë në rrjete sociale videon e prishjes së një kompleksi turistik të ndërtuar pa leje në zonën e Kepit të Rodonit.

Sipas Ramës, mbi këtë kompleks është rikthyer rendi ligjor, pasi kishte qenë “peng i një abuzuesi”, sipas tij, i cili ka qenë edhe ish-drejtues i inspektorëve në Durrës.

Kryeminstri shkruan se ky shtetas është ndaluar nga policia dhe po përballet me drejtësinë.

Në reagimin e tij, Rama kujton edhe debatet e mëparshme mbi prishjet e objekteve pa leje të vendosura në Theth.

Ai shkruan se, kur nisi pastrimi i fshatit turistik kishte shumë zëra kritikë që thoshin: “Po pse Thethi e jo jugu? Pse ashtu e jo kështu” ndërsa thekson se puna për mbrojtjen e territorit nga abuzuesit vazhdon njësoj në Veri, Jug dhe në Shqipërinë e Mesme.

Pamjet e publikuara nga Kryeministri Edi Rama tregojnë momentin e shembjes me tritol të resortit “Saint Michelle Residence”, i ndodhur në fshatin Shetaj të Ishmit, në Durrës.

Sipas Policisë, për këtë ndërtim është arrestuar ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Durrësit, i cili dyshohet se e ka ndërtuar resortin pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë.

Objekti, i vendosur pranë Kepit të Rodonit, përfshinte 11 kabina tip garsoniere, një godinë dykatëshe, një fushë mini-futbolli dhe një pishinë, të ndërtuara në një sipërfaqe prej 5,600 m². Sipas Policisë, ndërtimi i paligjshëm kishte nisur që në vitin 2018 dhe kishte vijuar ndër vite.

Blutë e Durrësit thonë se ish-kryeinspektori do të hetohet nga SPAK për tre vepra penale: “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim detyre”.


Reagimi i plotë i Ramës

“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit. Kepi i Rodonit”, shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026