Pse u fshi menjëherë një video e Von der Leyen ku flitej për luftën në Ukrainë?

7 Dhjetor 2022 | 21:14

Çfarë thuhej në videon e fshirë menjëherë nga Von der Leyen rreth luftës në Ukrainë?

Një video e fshirë thuajse menjëherë nga Twitter-i i presidentes së Komisionit Europian ka ngritur shqetësime rreth gjendjes së luftës në Ukrainë.

Në statusin e publikuar në Twitter të mërkurën, von Der Leyen tha se “më shumë se 100,000 ushtarë ukrainas janë vrarë” që nga fillimi i konfliktit dhe se rreth 20,000 civilë kanë vdekur gjithashtu për shkak të luftimeve.

Por cila ishte arsyeja për këtë fshirje?

Tweet-i – tashmë i fshirë – në të cilin pretendohej se konflikti në Ukrainë u ka kushtuar jetën 100,000 ushtarëve ukrainas – u pa me shqetësim pasi ky është një numër shumë më i madh nga sa ç’është raportuar nga Ukraina.

“Ne shpjeguam në rrjetet sociale arsyet dhe kontekstin në të cilin u bë kjo”, tha zëdhënësja e KE-së Dana Spinant.

Zëdhënësja Spinant postoi gjithashtu në Twitter duke cilësuar se shifra ishte e pasaktë, duke shtuar se vlerësimi i KE-së, i cili u mor nga “burime të jashtme” të paidentifikuara, kishte për qëllim të përfaqësonte viktimat e luftës që përfshinin dhe  të vrarët dhe të plagosurit dhe se kishte për qëllim të tregonte “shkallën reale të brutalitetit të Rusisë”.

“Shumë faleminderit për ata që vunë në dukje pasaktësinë në lidhje me shifrat në një version të mëparshëm të kësaj videoje. Vlerësimi i përdorur, nga burime të jashtme, duhet t’i referohej viktimave, d.m.th të vrarëve dhe të plagosurve, dhe kishte për qëllim të tregonte brutalitetin e Rusisë,” – shkruan ajo.

Kievi iu përgjigj shpejt postimit në Twitter duke thënë se numri i të vdekurve ishte “informacion i klasifikuar” dhe subjekt i “kufizimit të publikimit”.

Von der Leyen më pas e ri-ngarkoi videon në adresën e saj në Twitter, pasi asaj i ishte hequr referenca për numrin e viktimave ukrainase.

Ndërkohë, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev kritikoi von der Leyen për fshirjen e postimit, duke e quajtur veprimin një ‘vetëcensurim të panevojshëm’. Ai gjithashtu e akuzoi BE-në se vepron si një kukull e SHBA-së dhe se është thjesht shteti i 51-të i Amerikës.

Nga ana tjetër, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi në fund të shtatorit se viktimat ukrainase kishin arritur në më shumë se 61,000 trupa.

Sipas vlerësimeve të tij, në fazën fillestare, forcat e armatosura të Ukrainës arrinin diku tek 200,000-201,000 njerëz.

“Kanë 61.000 të vdekur, 49.000 të plagosur. Gjysma e ushtrisë së tyre është e humbur. Janë në valën e katërt të mobilizimit. Kanë mobilizuar 300.000 vetë të tjerë”, tha ministri rus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale

Nga kjo e diel, kompanitë e inteligjencës artificiale do të përballen me rregulla të reja në Bashkimin Evropian. Sipas Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale...
20:45 | 28/07/2026

E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Francën, pasi policia zbuloi trupat e pesë foshnjave të vdekura, të fshehura në kuti kartoni brenda një apartamenti në qytetin...
18:48 | 28/07/2026

Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të...
18:12 | 28/07/2026