PSG fiton në “Anfield” e kualifikohet, zbulohen 4 ekipet e para çerekfinaliste
Bajern, Barcelona, Inter dhe PSG janë skuadrat të cilat siguruan kalimin për në çerekfinalet e Champions League. Dueli më i luftuar ishte ai në Angli, ku Liverpool u mposht në penallti nga parizienët.
Mes emocioneve, spektaklit dhe ankthit, PSG u kualifikua për në çerekfinalet e Champions League, pas një dueli spektakolar ndaj Liverpool-it. Të cilësuar jo favoritë, por treguan që në futboll gjithçka është e mundur. Dueli i kthimit në “Anfield” ishte pak a shumë një panoramë e atij të luajtur në Paris, vetëm se këtë herë dominimi i miqve nuk ishte aq i madh, gjithsesi mjaftoi për të kaluar më tej.
90 minutat u mbyllën me golin e Ousmane Dembélé, ndërsa në shtesë nuk pati ndryshime. Ekipi fitues u vendos nëpërmjet penalltive, aty ku francezët u treguan të saktë me heroin Donnarumma mes tyre, ndërsa për Liverpool gabuan Núñez e Jones. Në penallti rezultati 4-1 dhe Liverpool merr një shuplakë të fortë, së bashku me trajnerin Arne Slot, që do të duhet të luftojë tani vetëm në Premier League.
Në duelet e tjera nuk pati surpriza, një biletë siguruan dhe Bayern, Barcelona e Inter. Bavarezët fituan 0-2 në transfertë ndaj Leverkusen-it me golat e Kane e Davies, duke vulosur në total triumfin 5-0. Barcelona e vulosi kualifikimin që në pjesën e parë me rezultatin 3-1 e në total 4-1. Në “Meazza”, Interi bëri detyrën ndaj Feyenoord-it ashtu si në duelin e parë. Fitore 2-1 në shtëpi dhe 4-1 në total, ndërsa bëhet gati për sfidën me Bayernin.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA