PSG reagon pas akuzave për përfshirje në “Topin e artë”, Khelaifi: Hetim blof
PSG ka lobuar që Messi të fitonte topin e artë në vitin 2021, këto ishin akuzat ndaj klubit francez, për të cilët tanimë ka nisur një hetim. Presidenti Al Khelaifi ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë skandal, duke pohuar se skuadra e tij nuk ka gisht.
Më tej ai e ka cilësuar atë një hetim blof. Në një kohë kur parisienët distancohen nga diçka e tillë, autoritetet po vijojnë hetimet.
Këta të fundit kanë dyshimet se në vitin 2021, kampionët e Francës kanë lobuar që argjentinasi të fitonte topin e artë. Ata kanë dërguar dhurata të ndryshme, mes tyre dhe vlera monetare drejt Pascal Ferre, shef i France Football, e jo vetëm, por edhe ndaj organizatorëve të tjerë, mes tyre dhe bileta për të parë ndeshjet e skuadrës në kompeticione të ndryshme.
Lionel Messi arriti të fitonte topin e artë po në vitin 2021, ndërsa ishte në një garë të fortë me polakun Lewandowski, por argjentinasi arriti të grumbullonte 33 vota më tepër.
Kujtojmë se kampioni i botës e ka fituar trofeun në fjalë plot 8 herë, duke nisur nga viti 2009, gjë të cilën e bëri për 4 vite radhazi. Akuza në ndarjen e trofeut për më të mirin ka pasur shpesh në botën e futbollit, por asnjëherë si në rastin e PSG, deri në nisjen e një hetimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta