PSG synon përmbysjen ndaj Liverpool, luhen ndeshjet e kthimit në Champions
Humbja minimale në shtëpi nuk e tremb PSG-në që beson se kualifikimi mund të arrihet edhe pse kundërshtar është Liverpool, ekipi me ecurinë më pozitive në Ligën e Kampionëve.
Champions League do të prodhojë në mbrëmje 4 skuadrat e para cerekfinaliste, ku nuk përjashtohet ndonjë emër surprizë. Në fushë do të zbresin dhe Bayern, Barcelona e Inter, ku të treja skudrat janë të avantazhuara pas fitoreve në ndeshjen e parë.
Me një humbje 0-1 në Parkun e Princave, por PSG nuk dorëzohet, ndërsa loja e bukur e zhvilluar në shtëpi u jep besim lojtarëve se Liverpool, jo vetëm është i kalueshëm, por edhe kur vjen nga disfata misioni mund të arrihet. Ekipi është i plotë e pritet t’i hapë jo pak punë kundërshtarit, por në Anfield gjërat nuk janë njësoj.
Barcelona luan e para, në orën 18:45 me Benfican në Spanjë ku dhe do të mësojmë se cila skuadër avancon më tej. Dueli më i mbyllur mund të cilësohet ai mes Leverkusen e Bayern, ku bavarezët fituan 1 javë më parë në shifrat 3-0. Mungesa e Neuer është në favor të aspirinave. Sa i përket Interit, luan i qetë në shtëpi me Feyenoord, e vjen pas fitores 0-2 në Holandë. Trajneri i miqve Van Persie pohoi se zikaltrit mund të përmbysen, por këtë do ta tregojë fusha e lojës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Partizani fiton pas 7 ndeshjesh në kampionat, Dinamo mposht Bylisin
- Igli Tare drejt Milanit, u takua me Ibrahimov për postin e drejtorit sportiv
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA