Psikologët japin këshilla të vlefshme në “Ilva Now” për pacientët e prekur me Covid-19
Për shkak të pandemisë së Covid-19, dy qytetarë të infektuar në Shqipëri i kanë dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Këto episode kanë shtuar më tej frikën tek qytetarët, të cilët mendojnë edhe për efektet emocionale e psikologjike, që mund të shkaktojë coronavirusi.
Psokologia Orjola Plaku, tha në ”llva Now” se intensiteti i simptomave shfaqet ndryshe nga njëri person tek tjetri, dhe kjo sipas saj, bën që të shtohet frika, stresi dhe depresionin tek pacientët. Ajo shtoi se pacientët e shtruar me Covid-19 në spitalet tona, nuk marrin trajtim psikologjik të mjaftueshëm.
“Intensiteti i simptomave ndyrshon nga njëri njeri tek tjetri. Në momentin që dikush preket nga Covid, pasiguria bëhet më e madhe. Kjo shkakton problematika, ankth, simptoma depresioni. Mbështetja psikologjike është shumë e rëndësishme. Në dijeninë time, në spitalet Covid nuk kam informacion të saktë, por pacientët nuk trajtohen nga kjo pikëpamje. Duhet një mbështetje shumë e madhe sidomos kur janë të hospitalizuar”, tha ajo.
Nga ana tjetër, psikologu Enkel Bullica tha se pacientët që ndërmarrin aktet të vetëflijimit, e bëjnë këtë pasi ndihen të frikësuar përballë vdekjes. Më tej ai tha se edhe pjesa e karantinës lë pasoja të rënda për shëndetin e pacientëve.
“Gjendja mendore, normalisht që kemi të bëjmë më një frikë, e cila është shumë e madhe. Këta persona kanë një sëmundje që potencialisht mund të sjellë një rrezik shumë të madh. Frika më e madhe është frika nga vdekja. Kjo është një sëmundje, që nuk është e kontrollueshme. Çdo njeri reagon nga frika e vdekjes. Pjesa e karantinës është një periudhë shumë e vështirë, në kushtet e shtëpisë, por dhe në spitale. Nuk mund të kërkosh ndihmë emocionale nga afër. Distanca që duhet të mbash për të ruajtur të afërmit e bën më të vështirë këtë proces. Mungesa e komunikimit, mungesa e kontaktit qoftë edhe në distancë, e lë vetëm pacientin dhe e bën që të ndihet vetëm. Ai po vuan nga një sëmundje dhe kjo ia rrit frikën.”, shtoi ai.
Mes tjerash, z. Bullica dha një “recetë” këshilluese se si duhet të sillen pacientët e infektuar me Covid-19. Sipas tij, arma kryesore që ndihmon në mposhtjen e virusit lidhet me ruajtjen e qetësisë, komunikimi me të afërmit si dhe informimi i saktë mbi simptomat e sëmundjes.
“Do mundohesha të ruaja qetësinë, do të informohesha saktë mbi sëmundjen dhe simptomat. Do të tentoja të krijoja kontakt me të afërmit, nëse do kisha mundësi. Frika dhe ankthi mund të menaxhohet. Duhet pasur shpresë dhe qetësi për të parë një rezultat”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit
- 11:29 U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina, person i afërt me Ervis Martinaj