Psikologia Jonida Haxhiu: Covid-19 impaktin direkt e ka pasur në shëndetin mendor
Psikologia Jonida Haxhiu thotë për Euronews Albania se pandemia e Covid-19 ka pasur një impakt negativ në shëndetin mendor të qytetarëve.
“Vlerësohet që Covid-19 impaktin më të rëndësishëm e ka pasur tek shëndeti mendor pasi numri i personave që përjetojnë probleme shëndetësore për shkak të Covid-19 konsiderohet shumë më i lartë se numri i personave që janë pozitivë me Covid-19. Pra, impakti në shëndetin mendor është shumë herë më i lartë dhe më i përhapur”, tha ajo.
Sipas saj, të moshuarit e kanë përjetuar më shumë frikën nga pandemia e Covid-19.
“Unë do të thoja se të gjithë ne jemi prekur dhe jemi ndikuar nga kjo situatë për shkak të pandemisë.Të gjithë kemi jetuar me frikën e infektimit. Të moshuarit ndoshta e kanë përjetuar më shumë frikën e infektimeve për shkak të problemeve shëndetësore, moshat e reja nuk e kanë pasur të zhvilluar ndjenjën e frikës për veten, por kjo ndjenjë i ka shqetësuar për personat e tjerë të familjes”, tha ajo.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka konfirmuar zyrtarisht se janë zbuluar rastet e para të mutacionit britanik në vendin tonë. Duke vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos i ndryshojë masat për përballimin e pandemisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania