Publicisti Veton Surroi komenton qëndrimin e Ramës pas heqjes së titullit nga Qarku i Kukësit
Publicisti Veton Surroi në një reagim ekskluziv me Euronews Albania foli mbi vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës, i cili vendosi t’i hiqte titullin “Qytetar Nderi” me pretendimin se ka mbajtur qëndrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky vendim u kritikua ashpër nga kryeministri, Edi Rama, i cili i bëri thirrje prefektit të qarkut të mos firmosë një akt të tillë, duke e quajtur vendimin si “lajthitje kolektive”. Zoti Surroi i pyetur për ketë reagim të kryeministrit të Shqipërisë, mbajti këtë qëndrim: E falënderoj kryeministrin për reagim të shpejtë”.
Krahas kësaj çështje, e cila ishte pothuajse kryetemë e kësaj të premteje, z. Surroi u pyet për miratiminme 83 vota pro në Kuvend të Komisionit Hetimor Parlamentar nga PS-së për të hetuar raportin e Dick Marty, ndërsa tha nuk e ka kuptuar qëllimin e ngritjes së tij.
“Nuk e kam kuptuar më thënë të drejtën se pse është ngritur Komisioni Hetimor. Se di saktësisht, por po e marr vesh prej jush, por nuk e di nëse edhe ju e keni te qartë. E kam krejtësisht të paqartë, ndoshta nuk e kam kuptuar, ndoshta nuk kam mundësi të kuptoj, por atë çfarë lexoja nuk e kam kuptuar se çfarë do hetojë”, theksoi publicisti.
Mes tjerash, z. Surroi foli edhe për procesin e gjyqit në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së po përballen me krime lufte. Ai theksoi edhe njëherë se Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës dhe lufta e UÇK-së ka qenë kundërpërgjigje e drejtë ndaj këtij agresioni.
“Do të kemi të bëjmë me tri procese simultane. Njëri proces është procesi politik, i cili do të dëmtohet padyshim, sepse kemi dy apo tri vjet të rrëfimeve nga më të ndryshmet për luftën, të cilat edhe nëse do ishin krejt të vërteta janë shumë të vogla dhe në kontekst krejtësisht të izoluar të një lufte, e cila ka qenë një luftë e përpjekjeve të gjenocidit të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës. Kemi të bëjmë me procesin tjetër paralel, i cili është juridik, në të cilin në nuk e dimë se çfarë do të prodhojë, dhe kemi të bëjmë me ballafaqimin me të kaluarën sepse kemi të bëjmë me zhvillimin e para 20 vjetësh. Pra, do të ballafaqohemi me ridimensionimin historik, ri-rrëfimin në luftë dhe si çdo ballafaqimi me të kaluarën është proces traumatik”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve