Publikohen emrat e kandidatëve në garë për pozicionet e Shefave të Komisariateve
Policia e Shtetit ka publikuar listën e kandidatëve në garë për pozicionet e Shefave të Komisariateve, me gjithsej 290 kandidatë që kanë shprehur interesin për të drejtuar komisariatet në të gjithë vendin. Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu gra, dhe mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga 48 komisariatet do të drejtohet nga një shefe e re.
Për këtë pozicion kanë aplikuar edhe të gjithë shefat aktualë të komisariateve, të cilët kanë hedhur kandidaturën për ta mbajtur postin.
Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve përbëhet nga tre anëtarë: një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, një përfaqësues nga Policia e Shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë. Kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere të caktuara, duke përfshirë mbajtjen e një grade të rolit të parë drejtues, të mos kenë shkelje të rënda disiplinore dhe të mos kenë konflikt interesi.
Komisioni i vlerësimit ka një afat prej 10 ditësh për të kryer procesin e vlerësimit të aplikimeve dhe për të verifikuar plotësimin e kushteve ligjore për secilin kandidat.
“Komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati””, thuhet në njoftimin e policisë.
Lista e emrave të aplikantëve:

LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret