English

Publikohen rezultatet e censit në Malin e Zi, më pak se 5% deklarohen shqiptarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtoria për Statistikat e Malit të Zi, Monstat publikoi një pjesë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi të kryer në dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Sipas tij  41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë,  32.9 për qind si serbë, 9,45 për qind janë boshnjakë, 4,97 për qind janë shqiptarë, 1 për qind janë romë dhe 0,97 për qind janë kroatë.

Sipas të dhënave të Monstat, asnjë grup etnik në Mal të Zi nuk ka shumicë absolute. Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011 ka një rritje të vogël të numrit të përgjithshëm të serbëve.

Në pyetjen se cila është gjuha e tyre amtare, 36.2 për qind e banorëve malazezë janë përgjigjur se është gjuha malazeze, ndërsa 43.5 për qind janë përgjigjur se gjuha e tyre amtare është serbishtja.

Forcat pro-serbe dhe pro-ruse si dhe mediat e shumëta në Malin e Zi dhe në Beograd kanë bërë fushatë prej muajsh, duke u bërë thirrje qytetarëve që të deklarohen si serbë.

Fushatës iu bashkua edhe Kisha Ortodokse Serbe , e cila u bëri thirrje qytetarëve që të identifikohen si anëtarë të popullit serb dhe besimtarë të kishës së tyre që flasin gjuhën serbe.

Opozita malazeze tha  se rezultatet e regjistrimit konfirmojnë se përkundër propagandës së fuqishme, trysnive për të imponuar një koncept etnik, Mali i Zi arriti të ruajë karakterin e tij qytetar.

Sipas fesë, qytetarët e Malit të Zi ndahen në ortodoksë – 71.1%, myslimanë – 20% dhe katolikë – 3.2%.

Regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi duhej të bëhej në vitin 2021, por, fillimisht, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas saj, ai u shty disa herë, për shkak të mosbesimit të opozitës në atë proces.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?