Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet në Kapshticë turku

16 Tetor 2024 | 14:42

Një shtetas turk është arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi tentoi të fuste në vendin tonë mallra kontrabandë me autobusin që drejtonte pa i deklaruar.

Policia tha se gjatë kontrollit në autobusin me drejtues shtetasin turk N. S, në bagazhin e mjetit, u gjetën të fshehura mallra të ndryshme, të cilat shtetasi N. S. po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026