Publikohet studimi: Sa është numri i viktimave nga i nxehti ekstrem që kapi Evropën

10 Korrik 2025 | 11:11

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të publikuar këtë të enjte.

Rreth 1.500 nga këto vdekje, që përfaqësojnë 65 për qind të totalit, lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, të cilat kanë sjellë një rritje të intensitetit të temperaturave në kontinent, sipas shkencëtarëve të Imperial College London dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine.

Hulumtimi tregon se ndryshimet klimatike kanë trefishuar numrin e vdekjeve të lidhura me të nxehtin në fillim të verës në gjithë Evropën.

Shkencëtarët analizuan një periudhë 10-ditore vape, nga 23 qershori deri më 2 korrik, që përfshiu 12 qytete kryesore evropiane, duke përfshirë Londrën, Parisin, Frankfurtin, Budapestin, Zagrebin, Athinën, Romën, Milanon, Sassarin, Barcelonën, Madridin dhe Lisbonën.

“Gjetjet e kësaj analize dhe shumë studimeve të tjera janë jashtëzakonisht të qarta: ekstremet e të nxehtit në Evropë po rriten me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu,” thuhet në raport.

Sipas hulumtimit, në disa qytete temperaturat u rritën deri në 4 gradë Celsius mbi mesataren, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin publik.

Ndërkohë, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku i Bashkimit Evropian njoftoi të mërkurën se qershori 2025 ishte i treti më i ngrohtë në nivel global.

“Qershori 2025 solli një valë të jashtëzakonshme të nxehtësisë që preku pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Kjo valë u bë edhe më intensive nga temperaturat rekord të sipërfaqes së detit në Mesdheun Perëndimor,” tha Samantha Burgess, udhëheqëse strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm.

Ajo paralajmëroi se valët e të nxehtit pritet të bëhen “më të shpeshta, më intensive” dhe të prekin gjithnjë e më shumë njerëz në të gjithë kontinentin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 48-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë...
13:25 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026