“Puçi” i Prigozhin ndaj ushtrisë ruse, a do hakmerret Putin?

25 Qershor 2023 | 11:38

Pas rebelimit të Wagner në Rusi, në alarm u vendosën edhe liderët botërorë të cilët nisën të komunikonin mes tyre nëse situata do të përshkallëzohej. Por vëmendja në Moskë mbetet e lartë edhe pas zhvendosjes së grupit mercenar.

Zyrtarët e Perëndimit do të vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Putinit.

Ajo që analistët pretendojnë është se kur autoriteti i Putinit sfidohet, ai ka një tendencë për të sulmuar. Shqetësimi mbetet i lartë me frikën se udhëheqësi rus mund të kërkojë të marrë një lloj hakmarrjeje ndaj Ukrainës.

Gjatë 24 orëve Vladimir Putin u përball me sfidën më të madhe ndaj autoritetit të tij që nga ardhja në pushtet më shumë se dy dekada më parë.

Rebelimi i Prigozhin mund të ketë përfunduar, por Kremlini tani përballet me një situatë “thellësisht të paqëndrueshme”.

Sipas disa analistëve ngjarja, me shumë mundësi pritet “dëmtojë ndjeshëm” qeverinë e Putinit dhe luftën në Ukrainë.  Zhvillimet e së shtunës janë një “goditje e rëndë për imazhin e Putinit”, vlerësuan disa analistë.

Prigozhin ishte i bindur se ai nuk po sfidonte luftën e Rusisë në Ukrainë, por vetëm “kllounët” në krye të saj. Ai gjithashtu pohoi se nuk po kundërshtonte udhëheqjen e presidentit, edhe pse kërcënoi se do të shkonte drejt Moskës nëse kërkesat e tij ushtarake nuk plotësoheshin. Për disa orë Vladimir Putin dukej si një lider që kishte humbur kontrollin.

Por si duket imazhi i Putin? Në pamje të parë, ai duket i dobësuar, i manovruar nga Prigozhin dhe president i një vendi ku kaosi mbretëroi për një ditë të plotë.

Pozita duket e dobët pasi u mbështet te lideri i Bjellorusisë për të zgjidhur situatën. Por ka edhe një këndvështrim tjetër, rusët panë edhe një tjetër alternativë ndaj presidencës së Putinit dhe për disa orë dukej se vendi ishte në anarki.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026