Puna pas pushimeve, psikologia Halilaj këshillon çfarë duhet bërë për shmangien e stresit

4 Janar 2022 | 10:54

Psikologia Lenida Halilaj deklaroi në Euronews Albania se është ripërshtatja me mjedisin e punës ajo që e bën të vështirë rikthimin pas pushimeve.

Sipas saj, kthimi në punë pas një periudhe që e ke kaluar me njërëzit e dashur është i vështirë sepse trupi duhet të përshtatet me ndryshimin edhe fizikisht, duke marrë parasysh orarin e zgjimit, edhe psikologjikisht.

Këshilla e saj ishte përshtatja që një ose dy ditë para rikthimit. Halilaj u shpreh se është e rëndësishme që qytetarët të përgatiten para se të kthehen në shkollë ose punë në mënyrë që të mos jetë shumë i vështirë kalimi nga ditët pasive në ditët kur rutina të përball me një sërë detyrash dhe angazhimesh.

“Këshilla tjetër është të flenë shumë para ditës së parë të punës dhe ta ristartojnë ciklin e gjumit, pasi ajo që ndodh zakonisht është që ne na çrregullohet gjumi, ose flemë më shumë, ose flemë më pak, që nuk është mirë për rutinën tonë të përditshme,” – deklaroi psikologia.

Sipas saj janë personat që kanë bërë më shumë pushime ata të cilët përballen me stres më të madh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022