Punësimi dhe sipërmarrja rinore në Bashkinë e Vlorës
Pjesë e temave të diskutuara në emisionin Rinvote në Euronews Albania ishte dhe punësimi në një prej bashkive më të rëndësishme në vend, siç është ajo e Vlorës.
Nga të dhënat e marra nga anketa të rinjtë në qytetin e Vlorës kanë mungesë në njohuritë mbi Kodin e Punës dhe punën informale. Gjithashtu këshillimi i karrierës që në faza të hershme nuk është i plotë.
Një pikë kyçe është mungesa e strategjive për zhvillimin e atyre sektoreve që ofrojnë më shumë punësim për të rinjtë. Mungojnë gjithashtu strategjitë që firmat të incentivohen për marrje në punë/praktika të të rinjve.
Disa nga gjetjet dhe objektivat mbi punësimin e të rinjve në Vlorë:
1) Numri i vendeve të punës të hapura nga projekte të zhvilimit të infrastrukturës.
2) Të paktën 30 % e të rinjve të punësuar të jenë nën 30 vjeç.
3) 30% e të rinjvë të punësuar të jenë të regjistruar në Zyrën Rajonalë të Punës.
4) Sigurimi i aksesit për marrjen e informacionit dhe shërbimeve të këshillimit mbi karrierën për 10 përqind të të rinjve që ndjekin arsimin e mesëm dhe atë të lart.
5) Dhënia e udhëzimeve të individualizuara për karrierën dhe këshillimit për punësim për 20 përqind të të rinjve të regjistruar në shërbimin e punësimit.
6) Një numër të rinjsh të ndërgjegjësuar mbi të drejtat themelore në punë.
Disa nga problematikat e konstatuara janë se të rinjtë e Vlorës nuk ndihen të përfaqësuar, të konsultuar dhe të marrë në konsideratë sa herë hartohen plane strategjike rajonale. (Këshill Bashkiak)
Ajo që është vlerësuar si një mungesë e rëndësishme është mungesa e një netëork-u për të rinjtë dhe organizatat rinore.
Një problematikë tjetër në këtë qytet është funksionimi i mbyllur i partive politike dhe pjesëmarrja e të rinjve në çdo ngjarje dhe event të organizuar në qark është e dobët.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara