Punësimi në administratë, vështirësitë me të cilat përballen romët
Integrimi në tregun e punës është një nga sfidat më të vështira me të cilat përballen personat e komunitetit rom dhe egjiptian. Sipas një studimi të kryer nga UNDP në vitin 2016, rreth 31.6% e romëve dhe 13.3% e egjiptianëve merren me tregtinë e veshjeve të përdorura, ndërsa 35.1% e romëve dhe 12.8% e egjiptianëve merren me mbledhjen e materialeve për riciklim. Këto aktivitete përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të cila rezultojnë të pamjaftueshme për të siguruar një jetesë të denjë për këto familje.
Por pse personat e këtij komuniteti e kanë të vështirë që të integrohen në tregun e punës?
Sipas drejtuesit të organizatës Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome, Ervis Çota, arsyet që ndikojnë në nivelin e ulët të punësimit të romeve dhe egjiptianëve nisin që nga diskriminimi.
Por sipas tij, diskriminimi shfaqet në mënyrë të fshehtë që do të thotë është i vështirë faktimi ose dokumentimi dhe për pasojë është e vështirë edhe të ankimoret. Zyrat e punësimit përgjithësisht e shfaqin këtë përmes komunikimit përmes sjelljes, tregohen mospërfillës por kjo nuk mund të faktohet.
Çota shton se edhe pjesa e formimit dhe kualifikimit profesional është një arsye sepse tregu është shumë divers. Kjo do të thotë që duhet punëtorë të kualifikuar dhe duke qenë që romët kanë mungesë edhe kjo ka një ndikim të madh. Madje edhe rastet që kanë pasur sukses kanë renë pre e diskriminimeve të ndryshme. Klaudjo Taho që punon prej 3 vitesh në bashkinë e Tiranës shprehet se rruga e tij nuk ka qene aspak e lehtë. “Isha i vetëdijshëm se fillimisht nuk kisha eksperiencë dhe nuk mund të synoja një vend pune në administratën publike, pavarësisht se kisha përfunduar studimet Bachelor dhe po përfundoja studimet master.
Kështu që mu desh që përreth katër vite të akumuloja eksperienca te ndryshme”, shprehet ai.
Sipas tij, Romet dhe Egjiptianet përballen me vështirësi te dyfishta. Nga njëra ane qëndrojnë vështirësitë qe vijnë nga mungesa e arsimit, punësimit dhe te ardhurave dhe nga ana tjetër, janë qëndrimet paragjykuese për shkak gjuhës, veshjeve apo tipareve fizike, te cilat shihen me përbuzje. Megjithatë krahas këtij fenomeni, të qëndrimeve margjinalizuse dhe diskriminuese ka dhe shembuj pozitiv si te integrimit te Romeve në shoqëri ashtu dhe ne marrëdhënie te mira ndërkulturore midis familjeve Rome dhe popullsisë se shumicës.
Ndërkaq Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në një raport për këtë situatë, vlerëson se “varfëria dhe dëshira për të siguruar nevojat themelore ulin ndjeshëm shanset e Romëve për të ndjekur shkollat e arsimit profesional dhe kurset e trajnimit ose për t’u përfshirë në punë kurse kualifikimi. Në vend të kësaj, ata janë të detyruar të bëjnë zgjedhje alternative që shpesh janë informale. Shkalla informale e punësimit e raportuar është 63% brenda integrimit të romëve.
Në raport theksohet se “pengesat kryesore që romët të punësohen janë varfëria, përjashtimi, mungesa e besimit në programet ekzistuese të punësimit, dhe mungesa e përvojave në të kaluarën. Romët gjithashtu përballen me pengesa të fshehura për punësimin, përfshirë distancën nga puna / shkolla, diskriminimi dhe stigmatizmi, frekuenca e migrimit, mungesa e kartave të identitetit dhe dokumenteve të tjera personale dhe administrative, mungesa e njohurive për ekzistencën e programeve të punësimit, etj. Shumica e zyrave të punësimit dhe qendrave të Aftësimit Profesional gjithashtu nuk kanë asnjë punonjës me origjinë rome, gjë që gjeneron keqkuptime ndërmjet administratës dhe komuniteteve, dhe disa herë qëndrime diskriminuese gjatë ofrimi i shërbimit.
Nje nga pengesat është edhe diskriminimi. Pranë zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, gjatë vitit 2020 përveç ankesave individuale, janë depozituar edhe 21 ankesa nga organizata me interes legjitim dhe sindikata (3 ankesa të mbartura dhe 18 ankesa të regjistruara në vitin 2020). Këto ankesa përgjithësisht kanë ardhur nga organizata që mbrojnë interesat e fëmijëve, komunitetit Rom/Egjiptian, personave me aftësi të kufizuar, etj. Në çështjet e mbartura nga viti 2019 dhe të trajtuara gjatë vitit 2020, 17 ankues janë mbështetur nga OJF të ndryshme për të depozituar ankesë pranë KMD-së, ndërkohë që në vitin 2020, në 5 raste ankuesit janë asistuar nga organizata të shoqërisë civile, për të depozituar ankesë.
Gjithashtu, në disa raste informacioni i dhënë nga ana e organizatave të shoqërisë civile, sindikatave dhe medias ka shërbyer si indicie apo informacion për Komisionerin për nisjen kryesisht të çështjeve. Gjatë
këtij viti është vënë re një sensibilizim i sindikatave të ndryshme, të cilat kanë adresuar pranë Komisionerit, problematikat që lidhen me grupet e punonjësve që ato përfaqësojnë.
Për të përballuar këtë sfidë, qeveria shqiptare ka hartuar politika, në përputhje me vizionin dhe direktivat e Bashkimit Europian, të cilat parashikojnë ndërhyrje dhe masa konkrete për punësimin e romëve dhe egjiptianëve duke përfshire edhe kurset profesionale falas por sipas Ervis Çotës ka disa pengesa.
“Kjo çështje ka disa pengesa. Duke qenë se romët dhe egjiptianët merren me punë informale që e kanë burim të vetëm të ardhurash për familjet e tyre nuk kanë mundësi që të lënë punën për të ndjekur kurse sepse nuk kanë burim tjetër të ardhurash,” shprehet ai.
Ndër të tjera ai thekson se organizata që ai drejton ka propozuar që për romët dhe egjiptianët që ndjekin një kurs, ti caktohet një bursë që mbulon disa nevoja të tyre gjatë kohës që zgjat kursi. Besoj që është një motivim i mirë që mund të mbulojë disa nevoja bazë.
Klaudjo shprehet se këto kurse e kane ndihmuar shume. Sipas tij ka një brez të rinjsh Rom dhe Egjiptian qe është i mobilizuar dhe kontribuon në shoqërinë civile, për adresimin e problematikave.
Po ashtu edhe ne njësitë vendore, edhe pse në një numër te vogël ka përfaqësues te pakicës rome dhe egjiptiane qe janë te zgjedhur ose punojnë ne administratën vendore. Një tregues shpresëdhënës ky për
përmirësimin e mëtejshëm te situatës. Ai shprehet se hapat e marra nga qeveria shqiptare gjithmonë kane shtuar element për mbrojtjen e te drejtave dhe integrimin e Romeve dhe Egjiptianeve ne shoqërinë shqiptare. Krahas planeve te vendore dhe qendrore për përfshirjen e Romeve dhe Egjiptiane do te veçoja dhe ligjin për mbrojtje e pakicave kombëtare, ku Romet dhe Egjiptianet njihen si
dy prej 9 pakicave kombëtare ne vend. Ndërkohë që një tjetër problem është fakti që zgjatet procesi për të nisur kursin pasi duhet pritur krijimi i grupeve, duke qene se grupet zgjasin me muaj, humbet dëshira dhe shpërbëhet. Një tjetër arsye sipas tij është edhe vështirësia për t’u përshtatur me vendin e punës për shkak të kulturës dhe jetesës që ata kanë. Ata janë mësuar të jenë të lirë në punën
e tyre dhe e kanë të vështirë përshtatjen. Për tu kthyer sërish te raporti i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, aty theksohet se sipas Ministrisë së Financave një përmirësim i dukshëm në punësimi e anëtarëve të komunitetit Rom është vërejtur në vitin 2017. Të dhënat tregojnë se 842 romë ishin të regjistruar në kurse të aftësimit profesional. 193 nga të regjistruarit përfunduan me sukses programin e trajnimit dhe 174 prej tyre u punësuan në fund të procesit.
- Për më tepër, 854 Romë u punësuan përmes zyrave Rajonale të Punësimit.
- Punësimi ndodhi kryesisht për shkak të numrit të pjesëmarrësve në aktivitete të ndryshme të tilla si:
- 268 të përfshirë në punë publike (krahasuar me 14 siç raportohet në 2016)
- 944 të përfshirë në programe këshillimi karriere;
- 180 vende të caktuara në treg të përdorura nga romët për shitjen e mallrave dhe produkteve të bëra me dorë (166 siç raportohet në 2016);
- 20 biznese të drejtuara nga romët kanë përfituar nga ulja e taksimit lokal;
- Deri në fund të vitit 2017 ishin 34 përfitues romë të zgjedhur për të marrë grante gjithsej 100,000 EUR me qëllim fillimin e një biznesi.
Këto rezultate tregojnë se qeveria ka bërë disa përpjekje për të siguruar që romët të përfitojnë nga disa prej masave kryesore aktive të tregut të punës dhe gjithashtu janë marrë masa të caktuara specifike për romët për të rritur ekonominë e tyre.
Por këto të dhëna tregojnë se situata është larg të qenit e mjaftueshme për të arritur qëllimin strategjik dhe për të zvogëluar hendekun midis romëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Përveç përmirësimeve teknike dhe sistemit të monitorimit, Shqipëria duhet të ridizenjojë politikat e punësimit në mënyrë që të prodhojë efekte shumë më të mira në terren.
Këto janë edhe arsyet pse niveli i papunësisë mbetet i lartë te kjo kategori dhe kërkesat për punë sa vijnë e shtohen.
Rezultatet e një studimi të kryer nga UNDP në vitin 2016 dolën në përfundim se 47.9 për qind e romëve dhe 54.8 për qind e egjiptianëve nga grup mosha e aftë (mosha 15-64 vjeç). Vetëm 24.1 për qind e romëve dhe 26.2 për qind e egjiptianëve janë aktualisht të punësuar. Në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, shkalla e papunësisë është katër herë më e lartë, ndërkohë që punësimi formal është rreth katër herë më I ulët.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në semestrin e katërt të 2018, niveli zyrtar i papunësisë për grup moshën 15 e sipër është mbi 12.3 për qind ndërsa shkalla e punësimit formal është 60 për qind.
Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë se numri total i punëkërkuesve të regjistruar është 83,497 për vitin 2017, 76,000 për vitin 2018 dhe 72,245 për vitin 2019. Norma e punëkërkuesve të regjistruar rom dhe egjiptian ndaj totalit është 7.2% gjatë vitit 2017, 7.6% gjatë vitit 2018 dhe 8.3% për vitin 2019.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta