Punëtori i ndërtimit humb jetën në Kinostudio, ra nga lartësia e pallatit

11 Gusht 2025 | 11:28

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në kantierin ku punonte.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios, ku shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, ka humbur jetën në vendin e punës.

Policia e Tiranës njofton se Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026