Punëtori u lëndua në galeri, procedohen brigadieri dhe inxhinieri i minierës

26 Shtator 2023 | 09:48

Policia ka  nisur procedimin  penal për brigadierin dhe inxhinierin e një subjekti minerar, pasi nuk respektuan rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë, e për pasojë mbeti i lënduar një punëtor.

Personi me inicialet B.D., ishte duke punuar brenda galerisë, kur disa gur u shembën dhe ai mbeti i lënduar.

Pas kësaj ngjarjeje policia ka nisur ndjekje penale për B.Ç., 66 vjeç, banues në Bulqizë,  me detyrë brigadier dhe A.H., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku gjatë punës  në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori, shtetasi B.D, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  për dy shtetas.

Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Ç., 66 vjeç, banues në Bulqizë,  me detyrë brigadier; A.H., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së  punëtorëve që punonin në atë galeri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026