Punimet artizanale unike, tradita vijon të ruhet nga mjeshtrit e drurit

27 Shkurt 2023 | 18:46

Punimet karakteristike dhe dekoracionet prej druri janë ndër vlerat e banesave karakteristike gjirokastrite. Ato tashmë janë kthyer në shërbim të zhvillimit të turizmit ndërsa shërbejnë si suvenire për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Për rreth 40 vite Agron Haska ushtron mjeshtrinë e gdhendjes së drurit dhe në veçanti punimin e dekoracioneve për zbukurimin e mjediseve të banesave karakteristike në Gjirokastër.

Edhe gjatë viteve ’90-të ai e vazhdoi këtë zanat duke bërë që me punimet në drugdhendje ti japë bukuri dhe hijeshi shtëpive dhe godinave të gurta

“Kam disa vjet që punoj për aredimin e banesës gjirokastrite. Bëj përgatitjet këtu në dyqan dhe pastaj i vendos në objekt. Bëj kryesisht rozeta, bëj kënde dekorative, bëj korniza dekorative të dyerve, këto që kam në dorë janë korniza për dyer. Çfarë ka një shtëpi gjirokastrite me dru unë i përgatis vetë dhe i vendos në objekt”, thotë agron haska – mjeshtër drugdhendës.

Mjeshtri gjirokastrit i zbukurimeve në dru shprehet se ndjen emocione të veçanta ndërsa punon në shtëpitë karakteristike për realizimin e dekoracioneve në dru të skalitur.

“Emocionet janë patjetër kur fillon që vete në një objekt shoh gjendjen e objektit dhe fillojnë ato emocionet sepse dua që atë pjesë që gjej të padëmtuar ta mbaj ashtu siç është pastaj të bëj plotësimet, të bëj të rejat, të bëj restaurimin, domethënë të bëj çfarë ka objekti”, u shpreh ai.

Prej disa vitesh Agroni ka çelur një qendër të punimit të dekoracioneve dhe suvenireve karakteristike prej druri në Pazarin e gurtë. Tashmë puna e tij po tërheq edhe vëmendjen e turistëve që vizitojnë qytetin.

Për mjeshtrin e dekoracioneve në dru ky zanat është një vlerë e veçantë e traditës gjirokastrite prandaj duhe të transmetohet në breza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026