Gërmimet në ujësjellësin e Durrësit zbulojnë rrënoja antike, pezullohen punimet
Puna e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Durrësit është pezulluar për shkak te një gjetjeje rastësore arkeologjike në nëntokën e zonës së mbrojtur.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se janë konstatuar gjurmë të një strukture murature dhe material arkeologjik në zonën e gërmuar. Për rrjedhojë punimet janë pezulluar deri në një vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
Gjetja rastësore bën pjesë në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit, një zonë e mirënjohur për pasurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore në nëntokën e saj.
Këtë zbulim e komentoi në një lidhje direkte për Euronews Albania edhe gazetari Geri Emiri i cili tha se gjetja rastësore arkeologjike në Durrës vërteton se në këtë zonë ka ekzistuar një katedrale katolike, e cila ka qenë në atë periudhë më e madhja në të gjithë Ballkanin.
“Nga vlerësimet që kanë bërë arkeologët, kryesisht të Institutit të Arkeologjisë, ata mendojnë se i përkasin periudhës së antikitetit të vonë, që përkon rreth shekullit të pestë të erës sonë. Në fakt kjo është një zonë mjaft interesante. Ajo shtrihet pranë qendrës së qytetit, përbri prefekturës aktuale të Durrësit. Po ashtu arkeologët mendojnë se në zonën ku është bërë zbulimi rastësor janë shtrirë në të kaluarën një katedrale e kultit ortodoks dhe një katedrale e kultit katolik”- tha mes tjerash gazetari, Geri Emiri.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor