Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës, 40% kanë përfunduar

2 Shkurt 2023 | 21:12

Rrjeti hekurudhor në Durrës është kthyer tashmë në një kantier ndërtimi.

Ndërtimi i këtij projekti po ecën me ritme të kënaqshme.

Burime zyrtare pranë Hekurudhës Shqiptare bëjnë të ditur për Euronews Albania, se është realizuar rreth 40% e volumit të punimeve.

Pavarësisht kompleksitetit të zbatimit të projektit, deri më tani nuk janë konstatuar në terren vështirësi teknike, që mund të bëhen shkaktarë për shtyrjen e afatit të përfundimit të veprës infrastrukturore.

Pas realizimit të projektit, udhëtimi nga Tirana në Durrës pritet të kryhet në një afat kohor prej 22 minutash, ndërsa nga qendra e Tiranës e deri në Terminalin e Rinasit do të zgjasë 12 minuta.

Sipas Hekurudhës Shqiptare, rehabilitimi i këtyre dy linjave do të përfundojë në mars të vitit 2024.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026