“Punoj në shtet, kam dalë si qytetar”, protestuesi tregon pse iu bashkua protestës
Një protestues u shpreh për Euronews Albania se qeveria Rama ka rritur taksat, po u grabit pronat dhe se në vend nuk ka asnjë shpresë.
Protestuesi tregoi se punon në një institucion shtetëror, nuk është i anëtarësuar në asnjë parti dhe ka dalë në shesh për të protestuar thjesht si një qytetar.
“Ne vijmë nga Elbasani. Unë protestoj shumë për shumë arsye. Unë jam rrogëtar dhe punoj në shtet. Varfëria është në ekstrem, pronat po na i marrin, taksat janë të larta. Nuk kemi asnjë lloj shërbimi. Në zgjedhje ne jemi kërcënuar. Familja ime është e gjitha në emigracion. Pse ne duhet të largohemi nga Shqipëria? Nuk po na dalin të ardhurat për të përballuar hallet”, u shpreh një nga protestuesit.
“Nuk kam frikë as të majtë as të djathtë, kam dalë si qytetar sot për të drejtat e mia, me vullnetin tim të plotë. Nuk jam i anëtarësuar në asnjë parti”, tha ai më tej.
Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.
Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren