‘Të largojmë sulltanin Rama’. Bumçi flet para protestës: I frikësohet protestuesve
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama i frikësohet sheshit të mbushur me protestues.
Pak minuta para nisjes së protestës, Bumçi nënvizoi se duhet të largojmë “sulltanin Rama” nga pushteti dhe t’u kthejmë shpresën qytetarëve shqiptarë.
“Të largojmë sulltanin, çdo bashkëpunëtor të tij. Çdo njeri që është bërë sot laazh truri për një diktator. Mos jetë më ai që merr vendime për jetën tonë. Duhet t’i themi shqiptarëve se ka shpresë në këtë vend. Në atë shesh lind shpëtimi, Rama i frikësohet atij sheshi”, u shpreh Bumçi.
Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.
Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren