“Punojnë 6 muaj, paguhen një vit” – Oferta për punonjësit e turizmit

22 Tetor 2024 | 16:42

Punonjësit sezonalë në sektorin e turizmit do të paguhen gjatë gjithë vitit. Për të bërë të qëndrueshëm bizneset turistike, qeveria dhe operatorët turistikë po diskutojnë mundësitë që për 6 muaj të vitit, punonjësit të paguhen për shërbimin që do të kryejnë dhe 6 muaj të tjerë të marrin pagë minimale.

Kjo formë mbështetjeje sugjerohet në strategjinë e re Kombëtare të Turizmit për vitet 2024-2030, me synim ruajtjen e fuqisë punëtore dhe zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve turistike.

“Ky kuadër duhet të fokusohet te punonjësit sezonalë në industrinë e turizmit, duke siguruar që ata të marrin kompensim të përshtatshëm kur nuk janë duke punuar në mënyrë aktive, si dhe duhet të stimulojë punëdhënësit që të mbajnë forcën e tyre punëtore për sezonet pasuese”, theksohet në Strategji.

Nisma përfshin përcaktimin e qartë të grupeve të synuara, periudhës së punës pa ndërprerje, por edhe kohës së mbështetjes financiare, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore edhe ripunësimin.

Në vitin 2023, numri i të punësuarve në turizëm ishte 43 mijë, ndërsa me planin e hartuar deri në vitin 2030, ky numër do të arrijë në 74 mijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026