Punonjësi i inceneratorëve u bë pronar, Partia e Lirisë i kërkon SPAK të hetojë
Partia e Lirisë zbuloi prova të reja në aferën e inceneratorëve dhe i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë.
Në një konferencë për shtyp të paralajmëruar një ditë më parë, koordinatorja e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj tregoi disa dokumente ku një punonjës i thjeshtë i inceneratorit të Elbasanit e më tej atij të Tiranës, sipas saj është kthyer në pronar duke përfituar miliona euro.
Punonjësi, identitetin e të cilit Shehaj nuk e zbuloi, duke e cilësuar vetë me inicialet E.B, sipas saj ka lidhur kontrata me biznesmenët e inceneratorëve, Zoto dhe Stela Gugallja.
“Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij i jepet e drejta të bëjë transkasione. Kemi prokurorë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi.. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi”, shpjegoi ndër të tjera Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën