Punonjësi vdiq pas aksidentit në punë, arrestohet pronari i fabrikës së mermerit
Policia ka arrestuar pronarin e subjektit të përunimit të pllakave të mermerit në Dibër, ku ditën e enjte ndërroi jetë punonjësi 33-vjeçar.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se pronari i biznesit u ndalua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin B.M., 33 vjeç, që humbi jetën në spital, si pasojë e lëndimeve të marra, gjatë punës duke punuar në një subjekt të përpunimit dhe tregëtimit të mermerit, në Maqellarë, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin U.B., 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”