Punonjësit e Bankers Petroleum Albania dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga talasemia. Kompania i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar vullnetarisht gjak.
Punonjësit e kompania Bankers Petroleum Albania i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar, për të dhuruar gjak. Për të shpëtuar jetën e fëmijëve që vuajnë nga talasemia, pjesë e nismës solidare janë bërë Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Qing Fang e Nëndrejtori për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës, Luntao Chen dhe dhjetëra punonjës të tjerë.
“Talasemia është një sëmundje që i shoqëron njerëzit e prekur prej saj përgjatë gjithë jetës dhe kërkon transfuzion të vazhdueshëm gjaku. Ne jemi kompani me sensibilitet të lartë përsa i përket përgjegjësisë sociale. Ne e kemi mbështetur këtë iniciativë të Kryqit të Kuq sepse mund të përmirësojmë jetën e të sëmurëve me talasami.U jam shumë mirënjohës punonjësve tanë që kanë dhuruar gjak sot. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në nisma që ndihmojnë dhe mbështesin komunitetin”, deklaroi Qing Fang.
Sipas mjekut transfuziolog Endrit Susaj, në Shqipëri numërohen mbi 600 pacientë me Talasemi, të cilët e kanë të nevojshme të kryejnë transfuzion çdo tre javë.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve, të cilët kanë mundësi të dhurojnë gjak, të bëjnë të mundur që fëmijët të ndihmojmë këta fëmijë,” tha mjeku Susaj, duke shtuar se periudha e verës është më e vështira për dhurimin e gjakut.
Mjeku Susaj falënderoi të gjithë punonjësit e kompanisë Bankers Petroleum Albania që iu bashkuan kësaj nisme kaq të rëndësishme dhe u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta