Punonjësit e shëndetësisë në Kosovë protesta për kushtet e punës
Infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë në Kosovë kanë mbajtur një protestë një-orëshe para drejtorisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ata kërkojnë rritje të pagave të përgjithshme, rritje të pagesës së turnit të natës nga 18 në 36 euro, si dhe pagesë shtesë për festat dhe fundjavat.
Kjo protestë u organizua nga Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë.
Elirat Duraku nga kryesia e Sindikatës së Infermierëve tha se kërkesat e këtij komuniteti shëndetësor nuk janë luksoze, dhe janë kërkesa të cilat nuk janë realizuar për mbi 20 vite.
Duraku u shpreh se nëse kërkesat nuk realizohen, grevat do të vazhdojnë.
“Ne prapë do të konsultohemi me Këshillin grevist dhe organet e kryesisë së Sindikatës në mënyrë që të dakordohemi për veprimin tjetër të radhës e i cili veprim sigurisht që do të shkoj me përshkallëzim të aktiviteteve sindikale deri në realizim të kërkesave tona,” – u shpreh ajo.
Përfaqësuesit e sindikatës thonë se kërkesat e infermierëve janë kërkesa minimale dhe që janë lehtë të realizueshme.
Ata theksojnë se për shkak të mosrealizimit të këtyre kërkesave dhe mostrajtimit të dinjitetshëm, infermierët po ikin nga Kosova.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania