Punonjësit grekë në grevë, kufizohet kalimi dhe në doganat me Shqipërinë
Një grevë e paralajmëruar në disa pika kufitare greke do të bllokojë lëvizjen e mjeteve më 28 shkurt, sipas burimeve nga policia kufitare shqiptare në Qafë Botë.
Greva, e cila është organizuar pas aksidentit tragjik në Tempi ku humbën jetën 57 persona, do të fillojë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00, sipas orës greke.
Sipas informacioneve të fundit, në Doganën Greke të Mavromatit përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet tjetër nuk do të lejohet të kalojë në pikën e kalimit kufitar. Kjo do të thotë që mjetet do të mbeten të bllokuara, por qytetarët që do të kalojnë me këmbë nga pika shqiptare e Qafë Botës drejt asaj greke të Mavromatit, pas kontrollit të dokumentacionit, do të lejohen të vazhdojnë udhëtimin me këmbë.
Gjithashtu, Policia Kufitare në Gjirokastër bën me dije bllokimin e punës në doganën e Kakavijës ditën e nesërme të 28 shkurtit. Si shkak i grevës së doganierëve grekë në doganën e Kakavijës do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve nga ora 07.00 deri në orën 23.00 sipas orës shqiptare. Në këtë fashë orare do të bllokohet lëvizja e të gjitha mjeteve përveç urgjencave shëndetësore.
Po ashtu, Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke për bllokim të mjeteve në po të njëjtë ditë dhe orë, për shkak të grevës së doganierëve grekë. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.
Ky kufizim nga pala greke pritet të ndikojë ndjeshëm në trafikun kufitar dhe të shkaktojë shqetësime midis udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që mbështeten në kalimet kufitare për zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit