Punonjësit në Shqipëri, të keqpaguar dhe në kushte të pasigurta

19 Shkurt 2025 | 16:44

Punonjësit në Shqipëri janë të keqpaguar dhe punojnë në kushte të vështira, sidomos ata që janë pjesë e sektorëve të ndërtimit, minierave dhe industrisë energjetike. Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) përllogarit në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në kushte pune të pasigurta më 2023, duke vuajtur nga një nga format më të rënda të pasigurisë (mungesa e sigurimeve, paga e ulët).

“Kontratat në pjesën më të madhe janë fiktive. Kushtet e punës nuk zbatohen në mënyrë të përpiktë. Një problem i madh është edhe paga, sepse kemi pagën gri, gjë do të thotë se punëdhënësi dhe punëmarrësi kanë rënë dakord që të deklarojnë një pagë më të ulët nga ajo që marrin realisht”,-tha Kondi Ilia, unioni i sindikatave në Shqipëri.

Kontratat në pjesën më të madhe janë fiktive, një problem i madh, dhe kushtet e punës nuk përmirësohen në mënyrë të përpiktë. Një problem i madh është puna gri, që do të thotë se ka pasur marrëveshje për të deklaruar një pagë për efekt të tatimeve, ndërkohë që pjesa tjetër nuk deklarohet. Ky fenomen duhet të trajtohet me sensibilizim, pasi punonjësit nuk duhet të pranojnë këtë gjë. Kushtet e punës kanë shumë problematika, sidomos në sektorët e vështirë si ndërtimi, minierat dhe industria e naftës.

Punonjësit e pambrojtur në Shqipëri gjithashtu kanë ardhur në rritje, nga 48.2% në vitin 2021, në 49% në vitin 2022, por kanë rënë në 46.8% në vitin 2023.

Inspektoriati i Punës duhet të ketë inspektime më të shpeshta dhe të rrisë kapacitetet dhe numrin e inspektorëve për të mbuluar zonat që kanë shkelje të kushteve të sigurisë në punë. Kjo do të ndikonte në përmirësimin e standardeve dhe rritjen e cilësisë. Për këtë arsye, shumë të rinj ikin jashtë, ku gjejnë paga më të larta, respektohen dhe kanë kushte dhe të drejta më të mira pune”,-tha Ilia.

Në pesë vitet e fundit, 194 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës në Shqipëri. Në Bashkimin Europian, vetëm 1 në 1000 aksidente përfundon me humbje jete, ndërsa në Shqipëri ky raport është 1 në 6.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026