OSHKSH: 94% e pacientëve të kënaqur me shërbimin në poliklinika

19 Shkurt 2025 | 16:27

94 % e pacientëve që kanë marrë shërbim shëndetësor në poliklinika e kanë patur të lehët të lënë një takim me mjekun e familjes. Kjo është një prej të dhënave që ka nxjerrë anketa e kryer nga Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor. Anketa e realizuar në terren në orën e pikut të vizitave, ka nxjerrë se si e vlerësojnë pacientët që janë kryesisht mbi 45 vjeç, shërbimin që ju ofrohet.

 “94% lehtësi në lënien e vizitës me mjekun e familjes, kemi në nivel kënaqësie 84% në nivel maksimal dhe kemi 5-6% pakënaqësi. Shkodër, Lezhë, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Mirditë, Kurbin janë më të kënaqur me shërbimin, duhet të punojmë më shumë me rajonin e jugut, me Vlorën Sarandën”,-tha Jeta Deda, drejtore e operatorit.

Pacientët janë pyetur edhe se nga kush e kanë marrë shërbimin shëndetësor kur janë paraqitur në poliklinikë.

 “60% mjeku dhe infermieri, kur merret shërbimi. 39% vetëm mjeku dhe në 3% vetëm infermieri në zonat rurale”,

Për të marrë një panoramë më të qartë, mbi cilësinë e shërbimit të ofruar nga mjekët e familjes dhe ato specialit në poliklinika, për vitin 2025, anketa do të zhvillohet online, ku të kenë mundësi të japin vlerësimin e tyre të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026