“Jetoj në fshat, nuk e kam nga uji” – Flasin pacientët e helmuar në Bulqizë

8 Korrik 2024 | 14:23

Rreth 100 persona janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me simptoma të helmimit që nga mbrëmja e së shtunës.

Shefi i shërbimit spitalor të Bulqizës Shahin Kaja tha në një intervistë për Euronews Albania se shkaku i helmimit masiv ende nuk është zbardhur, ndërsa theksoi se mundësia e hetimit nga uji duhet hetuar pasi raste të helmimeve ka pasur edhe në fshatrat përreth që kanë ujësjellës të ndryshëm nga ai i qytetit.

Gazetarja Sara Demushi pyeti disa nga pacientët që kanë vijuar të paraqiten në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, të cilët kanë treguar se simptomat kanë qenë tipike të intoksikimi, me marrje mendsh, të vjella e diarre.

Një nga pacientet ka treguar se ajo jeton ën fshat dhe nuk ka konsumuar ujë nga ujësjellësi që furnizon qytetin ndaj e përjashton mundësinë  e helmimit nga uji, siç dyshohet deri tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026