Punonte 16-orë, historia e trishtë e banakieres me 4 fëmijë: I kishte vdekur burri
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me Mimoza Pajën, 58-vjeçarja që mbeti e vrarë dje gabimisht në atentatin në lokalin në rrugën “Josif Shkëmbi” në Don Bosko.
Mësohet se Paja, nënë e katër fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali, punonte 16 orë në ditë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Paja jetonte në kushte të vështira ekonomike ndërkohë që burri i kishte vdekur para tre vitesh.
58-vjeçarja mësohet se kishte dhe probleme shëndetësore, por megjithatë punonte për shkak të ekonomisë.
Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur shtetasit Sahit Murati, Astrit Mera, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.
Dyshohet se objektiv mund të ketë qenë, xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati, i cili mundi të shpëtonte me lëndime të lehta.
Ndërkohë nga thyerja e xhamave të lokalit mbeti e plagosur dhe një vajzë në moshën 10-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘’Emigrantët po vdesin në det”- alarmi i gazetarit për emigracionin e paligjshëm
- Masakra në Tiranë, Fatjon Murati nuk ishte shënjestra. Gazetari zbulon detajet
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike