Punonte si kujdestare, 38-vjeçarja shqiptare i zbraz llogarinë bankare të moshuarës

6 Qershor 2023 | 14:04

Dy gra shqiptare, nënë e bijë, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme kartën e kreditit të një të moshuare në Itali duke i zbrasur para nga llogaria e saj.

Mediat italiane, bëjnë  me dije se kanë qenë familjarët e të moshuarës të cilët kanë bërë denoncim në polici pasi vunë re se shumë lekë mungonin në llogari.

Bëhet fjalë për 38-vjeçaren shqiptare e cila punonte prej kohësh si kujdestare në shtëpinë e së moshuarës, dhe vajzën e saj 19-vjeçare.

Shqiptarja, dispononte kartën e AMT-së dhe kodin e gruas së moshuar dhe kishte leje për ta përdorur vetëm për nevojat e kësaj të fundit.

Pas disa kohësh, familjarët e të moshuarës kanë vënë re një mungesë të konsiderueshme të parave nga llogaria rrjedhëse dhe për këtë arsye kanë shkuar në komisariat për denoncim ndaj personave të panjohur.

Policia ka aktivizuar menjëherë hetimet me çeqe bankare, ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe ka parë kamerat e sigurisë së bankës, ku zbuloi se kujdestarja, së bashku me vajzën e saj, kishin shkuar disa herë në ATM për të bërë tërheqje.

Disa tërheqje ishin të autorizuara,, me shumat përkatëse ku më pas iu dorëzuan të moshuarës, ndërsa një shumë prej disa qindra eurosh dy shqiptaret e kishin future në xhep.

Nënë e bijë me origjinë shqiptare që jetojnë prej vitesh në Città di Castello, po hetohen në gjendje të lirë

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026