“Pushime në Afganistan”, talibanët po punojnë për të tërhequr turistët e huaj
Një institut i drejtuar nga talibanët po trajnon profesionistë të turizmit dhe mikpritjes për të tërhequr vizitorë në Afganistan.
Grupi debutues i studentëve përbëhet nga rreth 30 burra, të cilët po trajnohen në një klasë në Kabul.
Studentët ndryshojnë në moshë, nivel arsimor dhe përvojë profesionale. Ata janë të gjithë burra – grave afgane u ndalohet të studiojnë përtej klasës së gjashtë – dhe nuk dinë asgjë për turizmin apo mikpritjen. Por ata janë të gjithë të etur për të promovuar një anë tjetër të Afganistanit. Dhe talebanët janë të lumtur të ndihmojnë.
Mohammad Saeed, kreu i Drejtorisë së Turizmit në Kabul, thotë se tregu më i madh i vizitorëve të huaj është Kina për shkak të afërsisë dhe popullsisë së madhe. Afganistani gjithashtu ka përparësi ndaj disa prej fqinjëve të tij.
“Ata më kanë thënë se nuk duan të shkojnë në Pakistan sepse është e rrezikshme dhe ata sulmohen. Japonezët më kanë thënë edhe mua këtë”, thotë Saeed. “Kjo është e mirë për ne.”
Por ka edhe disavantazhe.
Vizat janë të vështira dhe të shtrenjta për t’u aksesuar. Shumë vende i ndërprenë lidhjet me Afganistanin pasi talebanët u kthyen në pushtet dhe asnjë vend nuk i njeh ata si sundimtarë legjitimë të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)